VIDEO/ Leksion demokracie nga Nëna Liza tek ‘Ligjet’, për ‘5 Majin’: Drejtësia ka mbaru, këtu s'ka shtet

Nënë Liza Marku, ka dhënë leksione demokracie gjatë një raportomi tek Komisioni i Ligjeve në Kuvend, ku po diskutohet për shkatërrimet e bëra nga Bashkia e Tiranës.

Nëna Liza që preku zemrat e shqiptarëve pas shkatërrimit të banesës së saj nën lagjen 5 Maji, ka qenë e pranishme në seancën dëgjimore për prishjet ete 5 maji në Komisionin e Ligjeve.

‘Mua s'më gënjen as Erion Veliaj dhe as Edi Rama. Une fle akoma në rrënoja. Kush e dhuron nga ju shtëpinë?

Unë ia dua metrat e shtëpisë nji më nji, asnjë cm më shumë e asnjë më pak. Më kanë nxjerrë 4 policë. 4 policë me një plakë, është turp për shtetin shqiptar. Me këtë shtet, me Erion Veliaj, ne s'po hyjmë në Europë, por në gropë. Erion Veliaj, po qe burrë të vijë këtu’, deklaroi nënë Liza.

‘Në as jemi vra dhe as jemi pre, po dukem përgjigje të saktë nga shteti. ose të na marrin të na pushkatojnë të bregu i lumit. Policia kishte bërë shtetrrethim te 5 maji. çfarë do bënin 1300 polica me 3 të vobektë, kanë ardhur kanë plas në shtëpinë ne si xhandarët e Zogut njëherë  e një kohë.

Kur kam dash me marrë rrobat, me marrim ilaçet, lekët e bukës jo asgjë nuk na lanë. 4 policië na nxorrën jashtë, me këtë shtet dhe kryetar bashkie jemi duke hyrë në gropë. Kryetari i Bashkisë me qenë burrë, vjen në shesh të burrave, se unë jam plak për me më nxjerrë gjithë ata policë.Këtu s'ka drejtësi, drejtësia ka mbaru, këtu s'ka shtet.

Mua s'më gënjen as Erion Veliaj dhe as Edi Rama. Une fle akoma në rrënoja. Kush e dhuron nga ju shtëpinë?

Unë ia dua metrat e shtëpisë nji më nji, asnjë centimetër më shumë e asnjë më pak. Më kanë nxjerrë 4 policë me një plakë, është turp për shtetin shqiptar. Me këtë shtet, me Erion Veliaj, ne s'po hyjmë në Europë, por në gropë. Erion Veliaj, po qe burrë të vijë këtu.

Unë kam ardhë për hallin tim, Nona nuk e njeh politikën. Unë vdes në rrënoja dhe nuk dal nga shtëpia, unë jam malësore dhe nuk trembem nga askush’, është shprehur nënë Liza në fjalën e saj, tek Komisioni i Ligjeve.