Shpërthimi me tritol në shtëpinë e Dukës, reagon klubi i Teutës: E dënojmë aktin, politika të qëndrojë larg

Pak ditë më parë bota e sportit në Shqipëri, por jo vetëm, u trondit nga lajmi i shpërthimit të një sasie tritoli në shtëpinë e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Kjo ngjarje e rëndë që fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz u dënua nga mbarë opinioni në vend, duke e cilësuar si një kërcënim të hapur ndaj Armando Dukës thuajse një muaj para zgjedhjeve për president në FSHF.

Së fundmi ka reaguar edhe klubi i Teutës, ku përmes një postimi në faqen zyrtare i shprehin mbështetjen familjes Duka në këtë momente të vështira. Gjithashtu klubi durrsak i kërkon politikës të distancohet nga fenomene të tilla që baltosin imazhin e Shqipërisë.

Deklarata e klubit të Teutës:

KF TEUTA dhe presidenti Hasanbelliu denojne me force aktin e shperthimit me tritol ne banesen e Presidentit Duka

KF Teuta dhe veçanërisht presidenti Edmond Hasanbelli ndihen tejet te tronditur nga shpërthimi me eksploziv në shtëpinë e presidentit të FSHF, Armand Duka. Vete presidenti ben apel qe incidente te tilla jane ekstremisht te denueshme dhe kerkojne zbardhjen e menjehereshme nga organet ligjzbatuese.  "Solidarizohem në këtë moment të vështirë me Presidentin Duka dhe me familjen e tij. Uroj dhe shpresoj shume që një ngjarje kaq e rëndë të mos përsëritet kurrë dhe autorët të vihen para drejtësisë. Gjithashtu edhe politika duhet te distancohet nga fenomene te tilla qe baltosin imazhin e Shqiperise. Shpresoj shumë që kjo ngjarje të mos ketë lidhje kurrsesi me ndërhyrjet e politikës në futboll, te cilat jane thellesisht evidente ditet e fundit. Politika duhet të qëndrojë larg çështjeve që i takojnë komunitetit të futbollit, i cili duhet  të vendosë në mënyrë të pavarur per zhvillimin e futbollit ne vend",- perfundon mesazhin e tij solidarizues presidenti i KF TEUTA.