Dasho-qytetarëve: Kujdes nga Omicron se përhapet shpejt, ka vdekshmëri të ulët

Eksperti i shëndetësisë Erion Dasho, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, ka komentuar situatën nga pandemia e Covid.

Dasho theksoi se qytetarët duhet të kenë kujdes nga varianti Omicron. Ai shtoi se Omicron përhapet shumë shpejt, duke vënë në dukje se ky variant sidoqoftë ka vdekshmëri të ulët.

“Varianti Omicron është më pak i rrezikshëm se variantet më herët të koronavirusit. Impakti i Omicron është më i pakët se impakti i varianteve të tjera. Omicron përhapet shumë shpejt, por vdekshmëria nga ky variant është shumë i ulët. Shqiptarët janë të imunizuar natyralisht.

Varianti Delta është klinikë më e ashpër sesa Omicron. Vaksina mbron dhe ata që thonë se nuk mbron vaksina, mbrojnë teori konspiracioni. Vaksina nuk mbron 100 përqind, por mbron në masë të madhe. Covid mund të kthehet edhe në virozë. Shqipëria teston ende shumë pak, duhet të bëheshin ende teste”, deklaroi Dasho.