Beatrix publikoi këngën për Donaldin, reagon Romeo Veshaj

Largimi i Beatrix nga shtëpia e BBV u përfol gjatë. Madje, këngëtarja reagoi vetëm pak ditë pas eliminimit duke thyer kështu heshtjen e saj.

Ajo shkruante në një postim në Instagram se nuk do të ndryshonte asgjë nga eksperienca e saj si dhe theksoi ndër të tjera se Donaldin e pret jashtë për të vijuar më tej me lidhjen e tyre.

Mirëpo mbrëmë Trixa na habiti të gjithëve! Ajo publikoi këngën e saj më të re menjëherë pas daljes nga “Big Brother VIP”.

Kënga mban titullin ‘Faj’ dhe duket qartazi që është një dedikim për lidhjen e saj me Donaldin.

“Kjo ndjenja jonë as mua as ty jo s’po na pyet Lëre! Lëri se ça thonë (më the)! Momente, sy ne sy pa fjalë po më kupton! Tjerët lëri t’xhelozojnë, oh se kanë, se kanë idenë se cfarë ne përjetojmë”, thotë një pjesë e tekstit të Trixës.