Interi përballet me probleme financiare, sakrifikon mbrojtësin për 25 milionë euro

Beppe Marotta është i detyruar të sakrifikojë një nga lojtarët zikaltër për të grumbulluar të ardhura, pasi Interi po përballet me probleme ekonomike.

Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, lojtari i përzgjedhur nga drejtuesit zikaltër për tu sakrifikuar vjen nga mbrojtja. Bëhet fjalë për Stefan De Vrij i cili mund t’i sjellë të ardhura të konsiderueshme arkës së Interit.

Agjenti i tij, Mino Raiola i ka garantuar Marottës se është në gjendje t’i gjejë një blerës që do të ofronte 25 milionë euro për holandezin. Një shifër e konsiderueshme kjo për arkat zikaltër.

Nga ana tjetër, blerësi duket se vjen nga Premier League dhe është Tottenham. Antonio Conte e kërkon atë me ngulm në Londër pasi e ka trajnuar vetë për dy vite tek Interi.