Einxhel e shtrirë në krevat, banorët e ‘vajtojnë’ me humor: 'Ishe e re, çfarë do bëj Dagzi pa ty?

Einxhel Shkira theu krahun mbrëmjen e kaluar teksa u bë pjesë e një loje të improvizuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Ajo kishte dhimbje të shumtë, ku më pas u dërgua në spital për t’iu nënshtruar një operacioni.

Banorët e morën me shaka dhe të qeshur situatën, ku madje nisën t’i bënin dhe ‘homazhe’ moderatores.

Madje, teksa moderatorja qëndronte e shtrirë në krevat, ata i hidhnin lule sipër.

Ata gjithashtu lëshojnë edhe disa fraza vajtuese por të thëna në kontekstin e shakasë: “Po ishe e re…”, “Dagzi do rri pa martuar…”, “Po çfarë do bëj Dagzi pa ty moj motër…”.

Ky veprim i tyre është komentuar gjerë në rrjet. Disa kanë kritikuar banorët e ndërsa të tjerët kanë qeshur me veprimin e tyre.

Në fillim banorët po qeshnin me situatën e Einxhelit duke mos e besuar moderatoren, por më pas të gjithë u angazhuan për ta ndihmuar atë.

Një ndër ta ka qenë edhe Donaldi, i cili ka patur konflikte me Einxhelin.

Aktori ka qëndruar gjithë natën zgjuar teksa kujdesej për Einxhelin.

Madje, moderatorja bëri habi me veprimet e tij.

Së fundmi, moderatorja ka habitur jo pak pas raportit të mirë që po shohim së fundmi me Ilirin.

Dyshja Einxhel-Ilir nuk kanë patur raporte aspak të mira në fillim ndërsa tanimë ata kanë nisur një urë komunikimi ndryshe mes tyre.