Wayne Rooney refuzon pankinën e Everton

Ish-futbollisti anglez, Wayne Rooney, ka zbuluar se  ka refuzuar të flasë me drejtuesit e Evertonit për të marrë drejtimin e klubit.

Rooney dikur ishte sulmues i Evertonit, ndërsa tani është menaxher i Deby County. Ai ishte një nga kandidatët për të marrë Everton së bashku me Vitor Pereira dhe Frank Lampard, por ai e refuzojë këtë mundësi.

“Besoj se një ditë do të jem trajner në Premier League dhe besoj se jam 100 përqind gati, dhe nëse një ditë marrë drejtimin e Everton, do të jetë mirë. Por në këto momente drejtoj Derby-n që është i rëndësishëm për mua. Mendova mirë. Ata kontaktuan agjentin tim dhe më ftuan për një intervistë, por unë refuzova. Vendimi ishte i vështirë”, tha Rooney.

Everton së fundmi është shkarkoi trajnerin Rafael Benitez për shkak të rezultateve të dobëta.