VIDEO-SYRI TV/ Komisioni i Rithemelimit gati për primaret, Kaso: Kandidaturat, figura të pastra

Komisioni i Rithemelimit të PD, është gati për primaret e 30 janarit, nga ku anëtarësia do të zgjedhë me votë, kandidatët për kryebashkiakë në zgjedhjet e pjesshme te 6 marsit. Anëtari i Komisionit, Ivi Kaso, tha për SYRI TV, se kandidatët, do të jenë figura me kontribut në parti dhe të pa prekur nga ligji i dekriminalizimit.

Nga SYRI TV

Komisioni i Rithemelimit të PD, po përgatitet për primaret e së dielës, nga ku do të dalin kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Anëtari i këtij Komisioni, Ivi Kaso, tha për SYRI TV, se votimi i kandidatëve nga anëtarësia, është risi në PD, dhe do të shërbejë si njË mekanizëm përbashkimi.

Prioritet, tha ai, do të kenë ata që kanë dhënë kontribut në PD, dhe figurat e pastra, që nuk preken nga ligji i dekriminalizimit.

Po ashtu, Kaso theksoi se Komisioni i Rithemelimit, është ne negociata të vazhdueshme edhe me aleatët tradicional të së djathtës, për të qenë bashkë në këto zgjedhje, që sipas tij, do të shërbejnë si barometër për partitë politike.

Kaso komentoi, edhe braktisjen e Lulzim Bashës nga baza e demokratëve dhe pritjen me protesta e revoltë, në çdo takim të tij. Për anëtarin e Komisionit të Rithemelimit, deputeti Basha, nuk po merr asgjë më shumë, nga ç’meriton.

Kaso theksoi edhe njëherë, se organi më i lartë në PD, është Komisioni i Rithemelimit, dhe shumë shpejt, kjo do të faktohet edhe nga drejtësia.