Interi merr ‘goditjen’ nga UEFA për 2 përballjet e Championsit me Liverpoolin

Interi ka marrë një lajm të hidhur lidhur me Nicolo Barellën.

Mesfushori do të mungojë në një situatë kritike te skuadra e Interit.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Barella mund t’i mungojë Interit në të dyja ndeshjet përballë Liverpoolit.

Interi dhe Liverpooli do të takohen në një përballje të vlefshme për 1/16-ën e finales në Champions League.

Paraprakisht, Barella u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Real Madridit, për një ndërhyrje ndaj Militao.

Vendimi është marrë që Barella të ndëshkohet me dy ndeshje mungesë.