Theu krahun dhe e dërguan në spital, Einxhel Shkira i nënshtrohet operacionit

Moderatorja Einxhel Shkira pësoi një incident mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP”.

Ajo lëndoi krahun teksa tentoi të kapërcente një orendi në formë rrethi.

Sot Einxhel u largua përkohësisht nga “Big Brother VIP” për të marrë trajtim të specializuar në spital.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare në Instagram.

Pak minuta më vonë “Vëllai i Madh”  me anë të një zarfi të bardhë ka njoftuar banorët se Einxhel duhet t’i nënshtrohet një ekzaminimi dhe doktorët kanë vendosur të bëjnë një ndërhyrje.

Pas ndërhyrjes ajo duhet të qëndrojë në spital për aq kohë që mjekët të vendosin.

Ajo do të jetë e shoqëruar nga kamerat dhe e shoqëruar nga asistentët e produksionit.