Vazhdon operacioni për të shpëtuar balenën e bllokuar në ujërat pranë Athinës

Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar në një pjesë bregdetare të kryeqytetit grek, Athinës, për të shpëtuar një balenë të vogël të bllokuar në ujërat e cekëta, tha ARION, një organizatë e kujdesit veterinar që ndihmon balenat dhe delfinët bllokuara.

Është e paqartë se si këlyshi i balenës, e llojit balenë me sqep Cuvier ose Ziphius cavirostris, u bllokua apo pësoi një lëndim në sqepj.

ARION tha se mostrat janë marrë për analiza të mëtejshme dhe trajtim mjekësor. Ata u bënë thirrje njerëzve që të mos e shqetësojnë balenën që “lufton për jetën e saj”.

“Gjendja është fatkeqësisht e dhimbshme për kafshën”, tha organizata, duke shtuar se kjo lloj balene është e zakonshme në ujërat greke.

Balena u bllokua dje në zonën e afërt të Vouliagmenit, por një mision shpëtimi u duk se e çliroi balenën me sukses derisa u pa sërish të premten.

“Fakti që është shfaqur në ujëra të cekëta do të thotë se nuk është aspak në gjendje të mirë shëndetësore. Në këtë moment kafsha po vuan”, tha zëvendësministri i Mjedisit dhe Energjisë, Giorgos Amyras, i cili ndodhej në vendngjarje.

“Prognoza, për fat të keq, nuk është e mirë”, shtoi zëvendësministri.

“Fakti që ka qenë në këto ujëra të cekëta për kaq shumë orë nuk na jep shumë shpresë. Por ne sigurisht që po bëjmë gjithçka që është e mundur për të shpëtuar kafshën, e cila është një specie mesdhetare, një xhevahir i deteve greke dhe shpresojmë se do t'ia dalim dhe ne mund ta ndihmojmë."