VIDEO+EMRAT/ Pa të dashurën me shokun e tij, kështu nisi sherri me thika në Berat

Zbardhen detaje nga sherri me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në spital dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sherri mes dy shokëve ka nisur për një vajzë, e cila ishte e lidhur me njërin prej tyre.

Përplasjen e ka nisur 45-vjeçari Artur Gjata, pasi është xhelozuar, kur ka parë shokun e tij Evis Kananin me të dashurën e vet.

Pas debateve me fjalë mes dy shokëve, sherri ka degjeneruar në përleshjen me thika, ku të dy kanë përfunduar në spital dhe 36-vjeçari Kanani ndodhet në gjendje të rëndë.

Njoftimi i Policisë Berat/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:15, janë paraqitur për mjekim në Spitalin Rajonal Berat shtetasit A. Gj., 45 vjeç dhe E. K., 37 vjeç, të cilët dyshohet se gjatë një konflikti me njëri-tjetrin janë goditur me mjet prerës (thikë).

Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Berat, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.