Të bllokuarit nga moti i keq: Heroi që liroi qindra makina nga Attiki Odos

Athinë - Nikos Skouris ishte një nga heronjtë e padukshëm që ofroi ndihmë të konsiderueshme për të bllokuarit nga bora në rrugët e Atikës gjatë motit të keq, stuhisë "Elpida".

ë hënën në mëngjes, kur kishte nisur stuhia e borës, ai po ngjitej në Avenue Pentelis, kur pa një burrë do ecte duke mbajtur disa çanta në duar. Ai e pyeti nëse kishte nevojë për ndihmë dhe burri i ngarkuar është përgjigjur se duhet të shkojë në Attiki Odos, ku është bllokuar në makinën e ngecuar nga bora djali i tij 5 muajsh.

"Më pas, pa e menduar shumë, vendosa ta ndihmoja dhe i thashë të hipnin në makinë dhe të shkonim bashkë”, tha ai për ANT1.

Z. Skouris, me automjetin e tij të projektuar posaçërisht, hyri në Attiki Odos ku makinat ishin bllokuar dhe kuptoi se për të liruar makinën me fëmijën, duhet të nxirrte më parë makinat e tjera.

Siç tha ai, nga mesi i Kifisisë e deri te tuneli në Unazën e Ymittos, ka arritur të lëvizë dhe të zhbllokojë rreth 200 automjete.