Fansat e Travis Scott kërkojnë që ‘Coachella’ të rishikojë ftesën për reperin, nis peticioni online

Fansat e Travis Scott po përpiqen që ai të jetë pjesë e festivalit ‘Coachella’ së vitit të ardhshëm dhe madje kanë bërë një peticion që tenton ta sjellë atë në skenë.

Pas tragjedisë në Astroworld, Travis është tërhequr nga festivale të shumta, duke përfshirë ‘Coachella’, e ndërsa ai është duke zgjedhur të pushojë, fansat e tij ende duan që të kthehet në shfaqje live.

 

Peticioni që po qarkullon në internet kërkon që organizatorët të angazhohen që Travis të jetë mes artistëve të prenotuar për vitin e ardhshëm.

Për vetëm tri ditë, peticioni ka mbledhur pothuajse 70 mijë nënshkrime.

 

Sipas peticionit të ri, shumë nga fansat e Scott, mendojnë se ‘Coachella’ bëri gabim duke mos e ftuar artistin për edicionin e vitit të ardhshëm.

“Pasi Coachella hoqi padrejtësisht Travis Scott për Harry Styles, ata duhet të bëjnë gjënë e duhur dhe ta ricaktojnë menjëherë”, thonë fansat e tij.

 

Ata gjithashtu shfajsojnë Travis nga çdo akuzë për incidentin në Hjuston, duke thënë se të gjithë e dinë se tragjedia e Astrowrld nuk ishte faji i Travis.