Ky është vendi i parë evropian që dekreton fundin e pandemisë

Danimarka është vendi i parë në Evropë që ka vendosur të heq të gjitha kufizimet anti-covid pavarësisht numrit rekord të infektimeve, për shkak të rrezikut të ulët mutacionit Omikron dhe numrit të lartë të personave të imunizuar.

'COVID-19 nuk do të konsiderohet më një sëmundje "kritike" për shoqërinë, e cila do të nënkuptojë ndërprerjen e masave aktuale: maskat nuk do të përdoren më në ambiente të mbyllura dhe kufizimet në restorante do të hiqen, jeta kulturore dhe sociale do të rikthehen si më parë' ka njoftuar qeveria daneze.

“Kemi kaluar fazën kritike”

"Mund të duket e çuditshme dhe paradoksale që ne eliminojmë kufizimet me nivelet aktuale të infektimit, por duhet të shohim më shumë shifra , një nga më të rëndësishmet është ajo e pacientëve të sëmurë rëndë dhe ajo kurbë është thyer ," tha  në një konferencë për shtyp kryeministrja daneze Mette Frederiksen. 

"Ne jemi gati të dalim nga hija e koronavirusit, u themi lamtumirë kufizimeve dhe mirëpresim jetën që kishim më parë. Pandemia vazhdon, por ne kemi kaluar fazën kritike."

Po do të ketë kushte për njerëzit që udhëtojnë në Danimarkë. 

Të gjithë udhëtarët e pavaksinuar që vizitojnë Danimarkën në vend duhet të paraqesin një test negativ për COVID-19 dhe të vetëkarantinohen.

Tri fazat nëpër të cilat do të kalojë Danimarka

Frederiksen foli për tre faza: në të parën, deri në pranverë, do të mbahen rekomandimet për mbrojtjen e grupeve të rrezikut, si përdorimi i maskave në shtëpitë e të moshuarve, si dhe detyrimi për t'iu nënshtruar analizave për ata që udhëtojnë në Danimarkë dhe nuk janë të vaksinuar. 

Faza e dytë deri në vjeshtë, do të jetë mbikëqyrja dhe përgatitja për të tretën, dimrin e ardhshëm, kur është “shumë e mundur” që një pjesë e popullsisë apo edhe e gjithë popullata të duhet të vaksinohen sërish, tha Frederiksen.