", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/January/28/auto_t1643365408.jpg", "width": 900, "height": 496 } }

VIDEO/ Gjokoviç 'harbohet' në Budva me këngën ofenduese për Kosovën

Tenisti serb Novak Gjokoviç po qëndron në Budva ku do të nderohet me titullin qytetar nderi i Budvës

Ceremonia do mbahet sot ndërsa një natë më parë tenisti ka qëndruar në një nga restorantet e Budvës që është në pronësi të kryetarit të Budvës, Marko Careviç.

Një video e publikuar në twitter tregon momente nga darka ku është kënduar kënga “Oh Kosovë, Kosovë”, të cilën mediumi Nova.rs shkruan se Gjokoviç e adhuron dhe se shpesh e këndon gjatë festimeve të sukseseve.

Kjo këngë është ofenduese për Kosovën dhe shqiptarët.

Në një moment teksa këndohet kënga, Gjokoviç merr një pecetë në duar dhe tund nën ritmin e këngës.