VIDEO- EMRAT/ Përleshen me thika, dy të plagosur në Berat

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një përleshje me thika mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në Berat.

Dy personat janë konfliktuar me grushte fillimisht me njëri-tjetrin dhe më pas janë goditur me thika.

Artur Gjata, 45 vjeç dhe Ervis Kanani, 37 vjeç kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar në Spitalin e Beratit.

Kanani mësohet se është në sallën e operacionit, në gjendje të rëndë.

Ndërkaq, Artur Gjata ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet tashmë dhe nën mbikëqyrjen e policisë në dhomën 10 të Repartit të Kirurgjisë në Spitalin Rajonal Berat.

Njoftimi i Policisë Berat/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:15, janë paraqitur për mjekim në Spitalin Rajonal Berat shtetasit A. Gj., 45 vjeç dhe E. K., 37 vjeç, të cilët dyshohet se gjatë një konflikti me njëri-tjetrin janë goditur me mjet prerës (thikë).

Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Berat, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.