Lituania ia dërgon letrën 50 vjet pasi u postua - Befasia

Vilnius - Një letër e shkruar për një vajzë 12-vjeçare në Lituani u dorëzua në dhjetor, pothuajse 51 vjet pasi iu dërgua nga një shoqe në Poloni, me të cilën kishte letërkëmbim.

Pamja e letrës dërguar gruas lituaneze Genowefa Klonowska rreth 50 vjet më parë në Vilnius.

“Mendova se dikush po më bën shaka”, tha Genovefa Klonovska pasi iu dorëzua letra, e cila kishte brenda edhe një trëndafil me ngjyrë të punuar me dorë dhe dy kukulla letre.

Marrësja e letrës Genowefa Klonowska mban letrën që e mori pas 50 vjetësh.

Letra, së bashku me 17 të tjerë, ra nga një vrimë ventilimi këtë verë e ndotur kur u shemb një mur në një ish-zyre postare në periferi të Vilnius.

“Punëtorët thanë që t'i hidhnim letrat e vjetra, por unë thirra Postën”, tha Jurgis Vilutis, pronari i ndërtesës. "Jam shumë i lumtur që u interesuan".

Letrat që I përkasin periudhës nga fundi i viteve 1960 dhe fillimi i viteve 1970, ka të ngjarë të ishin fshehur nga një punonjës i paskrupullt i postës pasi ai kërkoi  në to për para ose sende me vlerë, tha Vilutis.

Lituania atëherë ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, dhe dërguesit ishin të afërm emigrantë ose shokë me letërkëmbime nga vende të tilla si Australia, Polonia ose Rusia.

Emrat e rrugëve dhe numri i tyre kanë ndryshuar në Vilnius dhe punonjësit e postës kaluan muaj të tërë duke kërkuar shtëpitë e duhura dhe duke folur me qiramarrësit dhe fqinjët aktualë, duke gjetur se ku u shpërngulën marrësit.

U gjetën vetëm pesë marrës. Në disa raste fëmijëve të marrësve të vdekur iu dorëzua një letër e humbur.

"Ne ndjemë një detyrë morale për ta bërë këtë", tha Deimante Zebrauskaite, kreu i departamentit të përvojës së klientit në Lithuania Post.

"Një zonjë e krahasoi përvojën me marrjen e një mesazhi nga një shishe e hedhur në det. Njerëzit ishin të prekur. Disa mendonin se shihnin një pjesë të jetës së përditshme të prindërve të tyre të vdekur", tha Zebrauskaite.

Në letrën drejtuar Klonovskës, dërguar nga Koczary në Poloni dhe e stampuar në vitin 1970, një vajzë e quajtur Eva ankohet se autobusët nuk arrijnë më në fshatin e saj, kështu që ajo duhet të ecë në -23 gradë Celsius të ftohtë dhe të kërkojë foto të aktorëve.

Tani në të 60-at, Klonovska nuk e mban mend më Evën. Ajo me siguri i shkroi Evës pasi i gjeti adresën e saj në një gazetë dhe marrëdhënia pushoi pasi letra nuk iu dorëzua.

"Më mirë, se letra ishte e parëndësishme. Humbja nuk na ndryshoi jetën", tha Klonovska.

Por, po sikur t'i dorëzonin një letër të humbur nga një kërkues i dashurisë dhe dasma e tyre të mos ndodhte kurrë?

Pronari i ndërtesës Jurgis Vilutis tregon një vrimë në mur ku u gjetën letrat e dërguara rreth 50 vjet më parë në Vilnius