Morata mund të transferohet në Premier League

Tottenhami dhe Newcastel kanë hyrë në garë për sulmuesin Alvaro Morata. Spanjolli do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediat italiane kanë bërë të ditura se dy skuadrat angleze po synojnë transferimin e Moratas.

Atletico Madridi, që ka në pronësi kartonin e lojtarit, ka vendosur të mos e shesë gjatë këtij afati kalimtar. Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, po tenton ta bindë lojtarin të transferohet në Londër.

 

Të dy ekipet angleze do t’i propozojnë ofertat për 29-vjeçarin që do të vendosë për të ardhmen e tij.