Si në përralla/ Kjo është surpriza e Ronaldos për ditëlindjen e Georginës

Cristiano Ronaldo i dhuroi Georgina Rodriguez dhuratën më të bukur të ditëlindjes, duke vendosur fytyrën dhe një mesazh në ndërtesën më të lartë në botë.

Babai i katër fëmijëve shpenzoi mijëra duke ndriçuar horizontin e Dubait me imazhet e mahnitshme.

Ai postoi një video në “Instagram”, duke treguar fytyrën e Georginas në fasadën e kullës së famshme Burj Khalifa dhe dyshja pozuan së bashku me ndërtesën në sfond teksa po shijonin një rast të veçantë.

Cristiano, duke shijuar një pushim nga kalendari i ngjeshur i futbollit me katër fëmijët e tij, shkroi në portugalisht krahas pamjeve spektakolare të videos:

“Shumë urime dashuria ime” me një zemër dhe tortë ditëlindjeje.

Shfaqja e dritës dhe lazerit Burj Khalifa, në buzë të Liqenit Burj, është një destinacionin luksoz në Lindjen e Mesme.

Kulla ka ekranin më të madh në botë falë afro 18 miljeve kabllove, 1.1 milion pikselëve dhe 118 tonëve rreze drite dhe aksesorë.

Raportet e fundit vendosin koston e vendosjes së një reklame ose mesazhi tre-minutësh promovues në fasadën e kullës në një minimum prej 50,000 £, me çmimin që rritet gjatë fundjavave.

Të enjten, Ronaldo festoi premierën e serialit të “Netflix" për jetën e Georgina, të titulluar “Unë jam Georgina”, si dhe ditëlindjen e saj të 28-të.