VIDEO/ Çanta pulson, frikë në Elbasan, gjendet eksploziv brenda koshit të mbeturinave

Një minë me sahat dyshohet se është hedhur në një kosh mbeturinash në zonën që njihet ndryshe edhe si kryqëzimi Dinamo në qytetin e Elbasanit.

Burimet për Syri Tv dhe Syri.net bëjnë të ditura se sendi që dyshohet të jetë një minë me kronometër është i futur në një qese të zezë dhe vazhdimisht pulson.

Policia e Elbasanit ka rrethuar menjëherë zonën dhe ka krijuar një perimetër sigurie, ndërkohë në zonë ndodhet edhe makina të zjarrfikëses.

Koshi është përbri një farmacie dhe dyshohet të jetë tritol.

Zona është rrethuar zona nga policia dhe janë në pritje të ekspertëve xhenierë për të bërë shpërthimin e komanduar.

Ndërkohë gjithë bizneset janë mbyllur përreth vendit.