Tjetër makinë shkrumbohet në Durrës

Një tjetër mjet është djegur gjatë natës në qytetin e Durrësit.

Rasti ka ndodhur në lagjen nr. 10, ku automjeti tip “Ford Fiesta” me targa AA 611 AS, ka marrë flakë. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në djegien e mjetit.

Ndërkohë një javë më parë një tjetër automjet u shkrumbua në Durrës, konkretisht në lagjen nr.17, ku sipas banorëve, ishte i dyti rast që u regjistronte në atë zonë.