Berisha tregon bisedën me zyrtarin e SHBA: Më kërkoi të mbështes dikë tjetër në PD dhe jo Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar sot për herë të parë një bisedë që ka zhvilluar me ish-zyrtarin e lartë të DASH, Jonathan Moore.

Në emisionin “Opinion” Berisha tha se Moore i kishte kërkuar që të mbështeste një njeri tjetër brenda PD dhe jo Bashën, por ai nuk ka pranuar.

Lorenc Vangjeli: Cila ishte dilema që iu vuri Jonathan Moore, nuk e keni përmendur asnjëherë këtë emër? 

Sali Berisha: Në mënyrë absolute ishte një takim tërësisht miqësor, më kërkoi të mbështes një njeri që nuk ia mora përsipër. Çdo gjë tjetër është gënjeshtër e pacipë.

Lorenc Vangjeli: A ju ka kërkuar të ndryshoni lidershipin e PD?

Sali Berisha: Unë po të them që më kërkoi të mbështesë një njeri tjetër.

Lorenc Vangjeli: Në PD? Është hera e parë që po e përmendi këtë emër. Ishte takimi i tretë dhe keni pasur një besëlidhje.

Sali Berisha: Takimi ka qenë kur unë kam qenë kryeministër dhe ai ka qenë për drejtor Evropën Juglindore në DASH. Më kishte lidhur puna më te.

Blendi Fevziu: Zoti Berisha më fal…

Sali Berisha: Më kërkoi të mbështesë një njeri brenda PD, nuk më ka kërkuar asgjë tjetër. Të gjithë ata amerikanë apo shqiptarë që thonë versione të tjera kanë gënjyer.

Lorenc Vangjeli: Moore mbërriti në zyrën tuaj dhe u ka kërkuar që të mbështesni një njeri tjetër vetëm për kryetar për çfarë ua kërkoi ai, vetëm për kryetar…

Sali Berisha: Po për sekretar s’me kërkoi…