VIDEO/ Zjarr në një banesë në Korçë, 1 viktimë

Një zjarr ka rënë në një banesë në qytetin e Korçës.

Zjarri ka rënë pranë shkollës artistike të muzikës të qytetit jug-lindor.

Mësohet se si pasojë, është shkaktuar një viktimë. Viktimë ka mbetur shtetasi Edmond Ramollari, 67 vjeç, që dyshohet se ka vdekur nga asfiksia që i ka sjellë ngrohësja.

Ka zjarrfikëse në vendngjarje për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Viktima baba i 4 fëmijëve që ndodhen në Greqi, jetonte i vetëm në lagjen 7, por ngjarja ka ndodhur në banesën e një fqinji ku ky ka hyrë për t’u ngrohur.

Fqinji ndodhej në Tiranë.

Korçë/Informacion paraprak:

Më datë 27.01.2022, rreth orës 20:45, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në një banesë, ku jetonte përkohësisht shtetasi E.R., rreth 67 vjeç, i cili për pasojë dyshohet se nga asfiksia, ka gjetur vdekjen.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.
 
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.