E rëndë/ Një fëmijë qëllon me thikë një të rritur në hyrje të shkollës

Një fëmijë ka qëlluar me thikë një person të rritur në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rasti ka ndodhur në ora 12:10 minuta në hyrje të oborrit të shkollës të fshatit ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi madhor. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në fshat pastaj është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtejshëm”, tha ai.

Gashi tha se njësitet e hetimeve po merren me rastin.