", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/January/27/auto_Screenshot_81643303198.jpg", "width": 900, "height": 658 } }

Traore rikthehet në shtëpi, arrin akordin me Barcelonën

Adama Traore do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës.

Futbollisti i Kombëtares spanjolle do të huazohet nga Ëolverhampton deri në fund të sezonit dhe në kontratë është përfshirë opsioni i blerjes për 30 milionë euro.

Barcelona do të paguajë rrogën e 24-vjeçarit ofensiv (8 ndeshje me Spanjën) deri në fund të sezonit. Traore është afrimi i dytë i Barcelonës në merkaton e dimrit pas Ferran Torres.

Zyrtarizimi i akordit do të ndodhë nesër, me Barcelonën që shtang Antonio Conten dhe siguron shërbimet e “raketës” së krahut të djathtë.

Ky është një rikthim në shtëpi për Traoren, pasi ka dalë si lojtar nga akademia e Barcelonës dhe arriti të luante një ndeshje me ekipin e parë në moshën 17 vjeçare.