Grantet për banorët e prekur nga tërmeti në Durrës, LSI: Skemë mashtruese, duhej dekretimi i zgjedhjeve që…
Dega e LSI-së në Durrës ka reaguar në lidhje me miratimin nga Këshilli Bashkiaktë granteve për banesat e dëmtuara nga tërmeti më datë 26 nëntor.
Përmes një postimi në “Facebook”, LSI thekson se duhej që të miratohen zgjedhjet lokale nga presidenti për të vënë në lëvizje Bashkinë e Durrësit për ndarjen e granteve për familjet që janë prekur nga tërmeti.
Për LSI-në, kjo është skemë mashtruese e Rilindjes, e përsëritur tashmë nga zgjedhjet elektorale.
Postimi i LSI:
Banoret e Durresit mirenjohes Presidentit Meta per caktimin e dates se zgjedhjeve!
Duhej dekreti i Presidentit te Republikes per zgjedhjet lokale te 6 Marsit, qe Keshilli Bashkiak Durres te merte vendim per miratimin e granteve per banesat e familjeve te demtuara nga termeti!
Bashkia Durres 10 muaj pushim per banesat e demtuara nga termeti, nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021 deri kur u caktuan zgjedhjet lokale!
Pasditen e te premtes pritet te mblidhet Keshilli Bashkiak Durres, ku nder te tjera do miratohet edhe lista e personave/familjeve qe perfitojne grantin per rikonstruksionin e banesave te demtuara nga termeti. Por pse pikerisht ne kete kohe???
Dekreti Presidencial i dates 20 Janar per zgjedhje vendore edhe ne Bashkine Durres, beri qe qindra familje te perfitojne bonusin e qerase qe mungonte prej 3 muajsh ne famljet e tyre dhe ‘shkundi xhepat’ e Bashkise per grantet e mbi 500 familjeve durresake!
Keto jane ‘skemat mashtruese josurprize’ te Rilindjes gjate fushatave zgjedhore!
Me syte nga Zoti e me shprese per zgjedhje te tjera sa me te aferta, familjet e tjera ende te pa demshperblyera mbeten ne pritje!