Ther veten me thikë në gjendje të dehur, dërgohet në spital

Një shtetas në Elbasan, 63 vjeç në gjendje të dehur dyshohet se ka qëlluar veten me thikë.

Policia njofton se më datë  27.01.2022, rreth orës 15:50, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit Elbasan, shtetasi R. Ç., 63 vjeç, banues në lagjen "11 Nëntori", Elbasan, i cili dyshohet se në gjendje të dehur, ka dëmtuar veten, me mjet të mprehtë (thikë). 

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 27.01.2022, rreth orës 15:50, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit Elbasan, shtetasi R. Ç., 63 vjeç, banues në lagjen "11 Nëntori", Elbasan, i cili dyshohet se në gjendje të dehur, ka dëmtuar veten, me mjet të mprehtë (thikë). 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.