Operacion antidrogë në Mat, arrestohen 14 persona - ishin në përgjim prej dy vitesh

14 persona janë arrestuar ditën e sotme në Mat gjatë një operacioni antidrogë të policisë vendore. 

Një tjetër është shpallur në kërkim. 

Mësohet se ky operacion është drejtuar nga prokurori i rrethit Abaz Muça. 

Të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në kultivim dhe trafik droge. 

Këta persona kanë qenë në monitorim dhe përgjim prej dy vitesh.