Ç’po ndodh në Korçë? S’kishte ujë në dhomat e zhveshjes, merret vendimi për Skënderbeu-Teuta

Merret vendimi zyrtar për sfidën Skënderbeu-Teuta, ku takimi i programuar në 13:45 do të luhet dhe pritet të nisë rreth orës 14:20.

E gjithë kjo gjë u bë për shkak të mungesës së ujit në dushet e dhomave të zhveshjes, ku thuhej se ndeshja mund edhe të mos zhvillohet.

Së fundmi delegati i këtij dueli ka marrë vendimin për ta luajtur këtë sfidë në orën 14:20.

Dueli do të luhet me top me ngjyrë të kuqe duke parë se terreni i fushës së stadiumit “Skënderbeu” është tërësisht i mbuluar nga dëbora.

Ndeshja Skënderbeu-Teuta është e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.