Rritje temperaturash, ja si do të jetë moti nesër

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak vendi ynë nesër, e premte (28 janar) pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqendrueshme.

Kryesisht pasdite në zonat qendrore dhe jugore do të ketë reshje shiu ndërsa në lindje dhe juglindje reshje bore me intesitet të ulët.

Gjtihashtu do të ketë dhe rritje të temperaturave.

Statusi i plotë:

Përshëndetje nga SHMU!

Vendi ynë për ditën e premte pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti do të nisë me kthjellime dhe gradualisht shtim të vranësirave deri të dendura. Në mesditë e kryesisht pasdite në zonën qendrore dhe atë jugore reshje shiu me intensitet të ulët. Në lindje dhe juglindje në orët e mbrëmjes reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - juglindje 1-8 m/sek. Deti i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen me rritje në vlerat minimale:

në zona malore -5 deri 9°C në zona e ulëta -3 deri 14°C në zona bregdetare 1 deri 14°C