Gjermania e kërcënon Rusinë me gazjellësin “Nord Stream 2” nëse pushton Ukrainën

Gjermania është zotuar se do të godasë Rusinë me “sanksione të forta” nëse ajo pushton Ukrainën, duke përfshirë gazjesllësin de batueshëm “Nord Stream 2”, i ndërtuar për të sjellë gazin rus në Evropë, raporton AFP.

"Ne po punojmë për një paketë të fortë sanksionesh" me aleatët perëndimorë, që mbulon disa aspekte "përfshirë Nord Stream 2", tha Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock në parlament.

Deklarata e saj erdhi menjëherë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit tha se gazsjellësi nuk do të avancojë nëse Rusia pushton Ukrainën.

“Nord Stream 2” do të dyfishojë furnizimet me gaz natyror të lirë nga Rusia në Gjermani, për të cilin ekonomia kryesore e BE-së thotë se është e nevojshme për të ndihmuar në largimin nga qymyri dhe energjia bërthamore.

Edhe pse tubacioni prej 10 miliardë eurosh përfundoi në shtator, ai është ende në pritje të miratimit nga rregullatorët gjermanë dhe të BE-së.

Të mërkurën, Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck pranoi se nëse do të vendoseshin sanksione kundër Rusisë, ekonomia gjermane gjithashtu do të goditej.