Hidhini një sy koleksionit të ri të Chanel

Koleksioni i markës prestigjioze “Chanel” këtë vit nisi me modelen Charlotte Casiraghi, e cila qëndronte mbi një kalë.

Shtëpia e modës së shpejti synon që të kapë nivelet e fitimit të vitit 2019 me koleksionin e ri.

Kërkesa e fortë ka çuar në rritje të jashtëzakonshme çmimesh, me disa stile klasike të çantave, tani me çmim me shumë se në muajt e parë të 2020-s.

I ndjeri Karl Lagerfeld, i cili preferonte festat madhështore, me siguri do ta kishte adhuruar hyrjen me kalë në pasarelën e “Chanel”-it për këtë vit.

Megjithatë, Virginie Viard, e cila mori drejtimin e Chanel-it tri vjet më parë, ka sjellë ide inovative.

Seti elegant me të gjitha veshjet e më poshtme u krijuar nga artisti francez Xavier Veilhan.

“Unë u frymëzova pak nga vitet ’20, me pendët dhe thekët”, tha për revistën “Vogue” drejtoresha artistike e ”Chanel”-it, Viard.