Video virale, akulli i zi mund të vrasë

Një drejtues i makinës Ford F-150 është “kapur” nga një kamera sigurie teksa tentonte të largohej nga shtëpia e tij teksa rruga është me  akull.

Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme gjithçka fillon normalisht teksa drejtuesi i Ford F-150 kthehet mbrapsht nga garazhi i shtëpisë së tij për të dalë në rrugë. 

Mirëpo, pas nxjerrjes së makinës në rrugë, kjo e fundit ka rezultuar e ngrirë plotësisht nga akulli i padukshëm (i zi).

Në një mënyrë shumë mbresëlënëse, F-150 ndoqi rrugën duke mbajtur këndin në raport me rrugën, si profesionistët e driftit.

Fatmirësisht, kamionçia rrëshqiti vetëm për rreth 140 (!) metra dhe ndaloi përpara se të godiste diku dhe të shkaktonte dëme. 

Nga aty, pavarësisht se nuk shihej në video , shoferi bëri zgjedhjen e duhur, duke parkuar aty ku u ndal makina, për t'u kthyer në shtëpi në këmbë - dhe me shumë kujdes.