Zbarkimi/ Policia Bashkiake shkon te FSHF, Tatimet te bizneset e Dukës

Disa ditë pas përplasjes publike mes presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka ardhur edhe 'zbarkimi' i radhës.

Policia Bashkiake e Tiranës dhe Inspektoriati Ndërtimor ka zbarkuar në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndërkohë, përfaqësuesit e hetimit tatimor janë shfaqur në bizneset e Agron dhe Armando Dukës në Durrës.

FSHF publikoi  një audio-përgjim skandaloz, të bërë në mbledhjen e anëtarëve të komunitetit të futbollit dhe Shoqatës Rajonale Tirana, të drejtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Më pas, një sasi e vogël tritoli shpërtheu në banesën e Dukës në Durrës.

I pyetur nëse ka ndikuar konflikti dhe skandali i audio-përgjimit që u publikua nga FSHF-ja, Duka tha se gjithçka ia lë në dorë drejtësisë dhe ironizoi Policinë e Shtetit.