Anglia lehtëson masat, heq detyrimin për të mbajtur maska dhe certifikatën e vaksinave

Duke filluar nga dita e sotme Anglia do të heq të gjitha kufizimet e  Planit B që u vendosën për shkak të Omicron. Masat përfshinin mbajtjen e detyrueshme të maskave në dyqane dhe në transportin publik, udhëzimin për të punuar nga shtëpia dhe përdorimin e certifikatave të  vaksinave.

Më qytetarëve s’do t’u kërkohen maskat dhe pasaportat e vaksinave për të hyrë në ambiente të mbyllura.

Pasaportat e COVID-it nuk do të përdoren më për të hyrë as në klubet e natës, stadiume e ngjarje të mëdha, edhe pse në disa raste mund t’u kërkohet klientëve të dëshmojnë vaksinimi apo testi negativ.

Ndryshimet janë pjesë e vendimit të Qeverisë për të hequr masat dhe vjen pasi numri i rasteve me COVID-19 ka rënë ndjeshëm në dy javët e fundit edhe pse në shifra të larta, rastet kanë pësuar ulje javëve të fundit.

Javën e kaluar qeveria ndryshoi udhëzimin për të hequr detyrimin për mbajtjen  e maskave në shkollat e mesme. Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha se suksesi i programit të vaksinimit, ka bërë të mundur rikthimin në planin A.

Ky vendim vjen pasi Mbretëria e Bashkuar  regjistroi 102,292 raste të reja në 24 orë  dhe vetëm 346 viktima.

Vendi ka regjistruar 16,149,319 raste dhe 154,702 viktima që nga fillimi i pandemisë.