Gosens mbërrin në Milano për të kryer testet mjekësore me Interin

Robin Gosens është shumë afër t’i bashkohet Interit, pasi sapo i ka filluar testet mjekësore me kampionin e Serie A.

Mbrojtësi i majtë i Atalantës do të kalojë në Giuseppe Meazza në një marrëveshje huazimi me detyrim blerjeje për Interin.

Sipas mediave italiane, Interi do t’ia paguajë Atalantës 25 milionë euro, plus 3 milionë euro bonuse, për mbrojtësin gjerman.

Gosens do të nënshkruajë marrëveshje katërvjeçare me Interin.

27-vjeçari nuk ka luajtur që prej shtatorit, kur e pësoi një lëndim të rëndë.

Ai mbërriti në Milano herët në mëngjesin e sotëm dhe tani është duke i kryer vizitat mjekësore para se ta nënshkruajë marrëveshjen me klubin e ri.