Edhe në linjën e trafikut të drogës nga Afrika në Spanjë del një shqiptar, u kapen 1.6 ton hashash

Një shqiptar dhe 5 shtetas spanjollë janë arrestuar pasi akuzohen si pjesë e trafikut të drogës nga Afrika e Veriut në ishut Kanaire. Operacioni nisi në gusht me zbulimin e një rruge të re të hyrjes së hashashit në Spanjë.

Ngarkesa me më shumë se 1.5 ton hashash u zbulua nga policia pasi ngarkesa po tentohej të largohej nga Fuerteventura, ishulli i dytë më i madh i ishujve Kanaire në Spanjë i fshehur në fundin e dyfishtë të çisternës së nje gjysmërimorkioje

Operacioni i koduar “Aristarco” nisi në verën e 2021 kur agjentët zbuluan se një personazh i krimit, resident në Murcian, bashki e Las Torres de Cotillas kishte blerë një gjysmërimorkio me cisternë. Menjëherë agjentët dyshuan se mjeti ishte blerë për të bërë transportin e drogës.

Agjentët mbajtën nën mbikqyrje të gjitha lëvizjet. Më pas gjatë kontrollit zbuluan 1.6 ton hashash. Sipas hetimeve organizata kriminale drejtohej nga dy biznesmenë të sektorit të transportit në qytetin Alicante të cilët bashkëpunonin me dy trafikantë droge.

Operacioni 'Aristarchus' bëri të mundur zbulimin e një rruge të re të futjes së drogës në territorin spanjoll, duke përdorur një pikë strategjike, për shkak të afërsisë me bregdetin maroken informoi policia spanjolle ne nje deklaratë për median publikuar më 26 janar 2022.