Ish-kryeministri i Italisë i tërbuar me transferimin e Vlahovic te Juventus: Është si ditë zie

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi foli për transferimin e Dushan Vlahovic nga Fiorentina te Juventusi, teksa u shpreh se nuk mund ta besonte që klubi i tij po i shet vazhdimisht lojtarë Zonjës së Vjetër dhe se është shumë i zhgënjyer me këtë lëvizje.

Renzi ishte kryeministër i Italisë në vitin 2014 dhe e mbajti atë pozicion për dy vite, i ulur në karrigen e kryeministrit në moshën 39-vjeçare.

“Unë jam para kamerës kështu që do të më duhet të përmbahem nga sharja... Kjo është si një ditë zie në Firence dhe më kujtohet, isha 15 vjeç kur Baggio u shit te Juventus dhe kur ne të gjithë shkuam në qendër të qytetit për të protestuar”, tha Renzi dhe vazhdoi:

"Jam absolutisht i tërbuar! Pse Fiorentina duhet të shesë gjithçka dhe gjithmonë te Juventusi? Të paktën ju ia shisni ato një klubi tjetër..."

Kujtojmë se Vlahovic ishte në kërkim të një mundësie për t'u transferuar te Juventusi që nga viti 2020 dhe besohej se transferimi do të realizohej në verën e vitit 2022, kur i ka mbetur vetëm një vit nga kontrata e tij, por teksa interesi i Arsenalit u rrit, drejtuesve të Zonjës së Vjetër u desh të rregullonin ofertën dhe në fund triumfuan.