Nxori krevatin e fëmijës në shitje,por arsyeja është epike

 Teksa jetojmë në epokën dixhitale ne jemi mësuar që të bëjmë thuajse çdo gjë nëpërmjet internetit.

Shpesh kemi parë që njerëzit shesin edhe gjërat e tyre personale në internet dhe për një “marketing” të mirë përshkrimi duhet të jetë sa më kreativ.

Mirëpo, një postim në Twitter për shitjen e krevatit të fëmijës ka ngjallur komente dhe reagime të shumta duke mbledhur më shumë se 20 mijë pëlqime dhe qindra komente.

Postimi në Twitter u bë nga një vajzë, e cila e kishte parë diku këtë postim për shitjen e një krevati, por komentuesit vunë re problemet e familjes përmes rreshtave.

Sergei nga Moska e kishte reklamuar kështu krevatin e foshnjës:

“Shes një krevat fëmijësh, është pothuajse i papërdorur, sepse fëmija im fle me nënën e tij dhe unë kam mbetur në divan në dhomën tjetër. Flakë fare apo jo?! Krevati tashmë është çmonuar dhe teorikisht është gati të dorëzohet në çdo adresë që porositet, madje nëse më jepni një vakt të shijshëm vij dhe ua montoj unë falas. P.s. në ofertë merrni edhe një dyshesh bashkë me zhgënjimin tim në jetën familjare.”

Kjo histori e shkurtë që duket gati tragjike ka shkaktuar jehonë të madhe në internet.

Si zakonisht, në çift fillojnë mosmarrëveshje pas ardhjes në jetë të një fëmije.

Komentuesit kritikuan gruan që kishte lënë pas dore të shoqin për fëmijën, ndërsa të tjerë qortuan moskovitin që nuk ndihmonte gruan e tij.