Koncesioni i laboratorëve përfundon në SPAK, KLGJ gjen shkelje në PPP të laboratorëve

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht në SPAK 10 zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë pasi ka gjetur shkelje në Koncesionin e Laboratorëve. Tashmë ky Partneritet Publik Privat do të hetohet nga SPAK pasi janë gjetur shkelje në dhënien e koncesionit. Ndërkohë 3 zyrtarë të tjetër në Ministrisë së Shëndetëisë janë kallëzuar pasi kanë abuzuar me tenderin për blerjen e monitorëve për pacientët me COVID 19. KLSH ka kallëzuar gjithashtu edhe ish-drejtorin e Portit të Durrësit dhe 6 zyrtarë të tjerë për abuzimet me fondet

Koncesioni i Laboratorëve, që nga më të kontestuarit përfundion në rrjetën e SPAK. Kontrolli I Larët I Shtetit ka ka gjetur shkelje në tenderin e bërë për dhënien e këtij koncesioni dhe ka dërguar për hetim 7 zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Sipas KLSH nga auditimi i procedurës së koncesionit janë evidentuar veprime të kundërligjshme të shtatë punonjësve.  Më konkretisht, shkeljet janë gjetur në tenderimin e dhënies së shërbimit laboratorik për Spitalet universitare dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes. Për këtë koncesion pati kundërshtime të cilat zgjatën për 4 vite dhe në total përfshin dhënien e shërbimit tek privati për 18 laboratore rajonale me një kosto totale prej 800 milionë lekësh dhe afati I këtij Partneriteti Publik Privat do të zgjasë për 10 vite.

Por jo vetëm abuzimi me koncesionin për laboratorët, auditi I KLSH-së ka konstatuar abuzime edhe me tenderin për “Blerje monitor pacienti për masat anti-covid”. Sipas KLSH,  në këtë tender janë konstatuar një sërë shkeljesh të kryera nga tre punonjës, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në kundërshtim me dispozitat ligjore për prokurimin publik, si dhe me përmbushjen e rregullt të detyrës së anëtarit të Komisionit. Në lidhje me këto shkelje, KLSH ka kallëzuar penalisht në SPAK 10 zyrtarë të Ministrisë së Shëndetëisë.

Një tjetër insitucion ku janë konstatuar shkelje të rënda nga KLSH, e që janë bërë kallëzime në SPAK është edhe Autoriteti Portual I Durrësit. Sipas KLSH nga kontrolli I ushtruar për periudhën korrik 2018 – dhjetor 2020 janë konstatuar një sër shkeljesh që ka sjellë abuzime me fondet. Konkretisht shkelje ka pasur në procedurën e prokurimit “Shërbim konsulence”, me objekt “Libri i tarifave”. Për këtë rast janë gjetur përgjegjës ish Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Përgjegjësi i Prokurimeve, dy Përgjegjës Sektori, një jurist dhe dy specialist.  Në lidhje me këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzimin penal për ish-drejtorin e e Portit dhe 6 zyrtarë të tjerë.