EMRAT/ Vendimi i rrallë: U kapën në ‘shtëpi bari’ me vlerë 9.5 mln sterlina, lirohen shqiptarët

Dy shqiptarë, të cilët u kapën në një ‘fabrikë kanabisi’ në Glasgou të Skocisë, janë liruar nga burgu me një vendim të rrallë të drejtësisë britanike.

Sipas BBC, Orges Rizaj dhe Agustin Grembaj u arrestuan në një ndërtesë industriale të konvertuar në ‘shtëpi bari’.

Brenda saj u gjetën bimë kanabisi me një vlerë prej 9.5 milionë sterlina.

Të dy shqiptarët u deklaruan të fajshëm dhe rrezikonin një dënim të gjatë me burg.

Megjithatë, Ministria e Brendshme zbuloi se të dy personat ishin trafikuar për në Skoci që të punon në fabrikën e kanabisit.

Gjykata e Lartë në Glasgou dëgjoi se si shqiptarët kishin shumë frikë për të treguar se çfarë u kishte ndodhur nga mundësia e pasojave mbi ata dhe familjet e tyre.

Gjykata e tërhoqi fajësinë dhe i shpalli të pafajshëm, duke theksuar se ky ishte një rast i veçantë.

Gjyqtari Lord Mulholland tha: “Ky është një vendim i jashtëzakonshëm dhe jam i kënaqur që ka rrethana të jashtëzakonshme”.