Dy klube angleze kërkojnë ikonën e Bayern Munich

Historia e gjatë e dashurisë - 17 sezone - mes Bayern Munichut dhe Thomas Muller duket se ka arritur fundin. Në fakt, kontrata që lidh lojtarin gjerman me klubin bavarez skadon në qershor të vitit 2023, por duket se të dyja palët nuk kanë ndërmend ta zgjasin bashkëpunimin; pra opsioni i ndarjes së hershme bëhet i vlefshëm.

Sirenat angleze për Thomas Muller

Në fakt, siç raporton portali britanik “Sportwitness”,  dy skuadra të Premier League janë të gatshme t'i bëjnë një ofertë Bayern Munichut në përpjekje për ta sjellë lojtarin në Angli këtë verë. Bëhet fjalë për Everton dhe Neëcastle , me këtë të fundit gati për të ofruar një kontratë faraonike për të bindur Muller që t'i bashkohet klubit të tyre.