Juventusi pasuron Fiorentinën, historiku i transferimeve të dy klubeve të Seria A

Juventusi ka blerë disa nga lojtarët më të mirë të Fiorentinës, duke nisur që nga viti 2009, kur Felipe Melo u transferua në Torino për 25 milion euro.

Nga ai moment, asnjë klub italian nuk ka derdhur aq shumë para në arkat e klubit tjetër (rreth 205 milion së bashku me Vlahovic), sa “zonja e vjetër” tek klubi “vjollcë”.

8 vite më vonë, u ble nga Fiorentina Federico Bernardeschi (40 milion) dhe më pas në Torino zbarkoi edhe Federico Chiesa (50 milion).

Tashmë është Dusan Vlahović, ai që vazhdon serinë e një historie plot kaos, që lindi që nga transferimi i Roberto Baggios në vitin 1990.

Në 12 vitet e fundit ka edhe nga ata që kanë marrë rrugën e kundërt: në vitin 2009 në Firenze vijnë nga Torino Marco Marchionni dhe Cristiano Zanetti, në 2012 Amauri, ndërsa në vitin 2018 Marko Pjaca.