Premier League vendos rregullat e reja në rast infektimi të futbollistëve

Premier League  ka njoftuar ndryshimet në rregullore për shtyrjen e ndeshjeve për shkak të rasteve me koronavirus në radhët e skuadrave.

Pas  takimit që Autoriteti Organizativ pati me përfaqësues të klubeve, u vendos që skuadrat të kishin në listën e tyre të paktën katër raste të konfirmuara me Covid-19 për të kërkuar shtyrjen e një ndeshjeje të ardhshme, diçka që nuk është bërë.

Kujtojmë se deri më tani 22 ndeshje të Premierligës janë shtyrë për shkak të koronavirusit, diçka që ka krijuar një problem të madh në programin e ligës.