Kaos te Chelsea, disa lojtarë të pakënaqur me Tuchel

“Muaji i mjaltit” i trajnerit të Chelsea, Thomas Tuchel ka përfunduar, pasi numri i lojtarëve të pakënaqur me mënyrën se si ai e drejton ekipin po rritet dita ditës.

Sulmuesi Romelu Lukaku mësohet se është i pakënaqur me ekspertin gjerman, i cili javën e kaluar mori çmimin e FIFA-s për trajnerin më të mirë, por belgu.

Mediat britanike shkruajnë se edhe disa lojtarë të tjerë janë të pakënaqur dhe të mërzitur për shkak të mënyrës sesi i trajton Tuchel, përfshirë edhe kritikat e ashpra nga pankina, që i bën ata të humbasin vetëbesimin dhe të kenë frikë të rrezikojnë.

Ndryshimi i lojtarëve dhe pozicionet e tyre gjithashtu prishin humorin mes sulmuesve që mendojnë se nuk mund të ndërtojnë qëndrueshmëri dhe disa prej tyre po mendojnë të largohen nga klubi.

Shumë vëzhgues kanë vënë re sjelljen e Tuchel gjatë ndeshjeve dhe disa lojtarë kanë reaguar keq ndaj kritikave publike. Lukaku zbuloi zhgënjimin për Sky Sport Italia në dhjetor, ndërsa Hakim Ziyech refuzoi të festonte golin e tij kundër Brighton. Gjithashtu, disa lojtarëve nuk u bën fare përshtypje sjellja e Tuchel.

Chelsea po kalon një krizë pasi ka shënuar vetëm tre fitore në dhjetë ndeshjet e fundit në Premier League. Si rezultat, klubi është dhjetë pikë prapa Manchester Cityt, edhe pse ka një ndeshje më shumë.

Krahas kësaj, Botërori i FIFA-s për Klube po afron, si dhe 1/16-ta e Ligës së Kampionëve.