Vuante nga kanceri, ndërron jetë aktorja e njohur amerikane!

Kathryn Kates ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare.

Lajmin e trishtë për vdekjen e aktores e kanë dhënë përfaqësuesit e saj, të cilët konfirmuan se Kates ndërroi jetë në Florida.

 

Aktorja vuante nga kanceri ndërsa përfaqësuesit e saj treguan se ajo e kishte mposhtur atë në të kaluarën përpara se sëmundja të kthehej vitin e kaluar. 

Kates lindi në New York dhe pavarësisht rrënjëve të saj, karrierën e filloi në Los Angeles.

 

Ajo filloi të ishte pjesë e televizionit dhe filmave në fillim të viteve 1980 me role të ndryshme për t’u shndërruar në një personazh të dashur për publikun.