Fifi i pëshpëri diçka në vesh Donaldit, zbulohet ‘porosia’ e këngëtares për lojën e aktorit

Këngëtarja e njohur Fifi hyri mbrëmjen e së martës në shtëpinë e “Big Brother ”, për t’i bërë një surprizë mikeshës se saj të ngushtë, Monika Lubonjës. 

Pas momenteve emocionuese bashkë, këngëtarja kërkoi të takonte dhe konkurrentët e tjerë brenda shtëpisë.

Përveç aktores, Fifi, ka pasur dhe një marrëdhënie shumë të ngushtë me Doanld Veshajn.

Gjatë momentit kur dyshja u takuan dhe u përqafuan, këngëtarja i pëshpëriti aktorit të humorit në vesh disa porosi:

“Ja u futa prapë, na ke jashtë, do bëhesh i fortë, mos u qurravit se je burrë!”

Këngëtarja ka qëndruar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri rreth 50 ditë, por vendosi të largohej për shkak të gjendjes së saj të rënduar psikologjike.