Baba për herë të dytë, Kresha zbulon gjininë e bebit

Reperi shumë i dashur për publikun, MC Kresha do të bëhet baba për herë të dytë.

Bashkëshortja e tij, Erzina është sërish shtatzënë.

Pak ditë më parë në rrjet qarkulluan lajme se ajo është në pritje të një djali dhe kjo është shumë e vërtetë.

Këtë e ka konfirmuar vetë Kresha, teksa ishte i ftuar në emisionin e Dajana Shabanit, “D-Night”.

"Jemi në pritje të një djali tani së shpejti", tha ai.