FOTO/ Sherri për pronat, vëllai vret vëllanë bashkë me gruan dhe nipin e mbesën
Masakër në Itali.
48-vjeçari Angelo Tardino, ka vrarë 4 familjë të tij pas një sherri për çështje trashëgimine.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Licata, Agrigento.
Autori i masakrës kishte shkuar që në mëngjes herët në shtëpinë e të vëllait dhe këtu kishte nisur dhe sherri që përfundoi me vrasjen e vëllait Diego, kunatës, Aleksandra si dy fëmijët, Alessia 11 vjeçe dhe Vincenco, 15 vjeç.
Pas kryerjes së këtij akti të rëndë, Tardino ka tentuar të vetëvritet dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të rëndë për jetën.
Mediat shkruajnë se pronat që futën në sherr dy vëllezërit që më pas u shndërrua në një masakër, janë disa toka në zonën e Licatas.
Policia u njoftuar nga gruaja e autorit, pasi ajo kishte para tragjedinë që kishte ndodhur. Fillimisht Angelo Tardino kishte dashur të vetëdorëzohej, por pasi kishte kuptuar çfarë kishte bërë, ka kthyer pistoletën dhe ka qëlluar veten.
Fillimisht u besua se ai kishte vdekur, por pasi ka mbërritur policia, është parë se ai po merrte frymë dhe për këtë arsye është dërguar me urgjencë në spital dhe një helikopter e ka transportuar për në spitalin e Caltanissetta.
Fqinjit thonë se kanë dëgjuar të bërtitur me tone të larta para pak ngjarjes. Ato thonë se sherri nisi për arsye ekonomike, lidhur me ndarjen e disa tokave të familjes.